Euro2024

PSG ofron 200 mln € për dy “yjet” e Napolit

07/11/2024 11:20
nga:Mergim Rreci

PSG nuk heq dorë nga Victor Osimhen dhe Kvicha Kvaratskhelia. Kampionët e Francës duan t’u dhurojnë tifozëve dy goditje të mëdha pas largimit të Kylian Mbappesë drejt Realit të Madridit.

Ndërkohë që me valixhe gati është edhe Kolo Muani. Corriere dello Sport raporton se drejtuesit e PSG-së kanë ofruar 200 mln euro për kartonët e dy “yjeve” të Napolit.

Propozim që është refuzuar menjëherë nga Napoli, që u ka bërë të ditur francezëve se në merkato ndodhet vetëm sulmuesi nigerian.

Kvara cilësohet i pashitshëm nga presidenti De Laurentiis dhe trajneri Conte, ndërkohë që duket sikur janë ndarë rrugët me Osimhen.

Afrikani ëndërron Premier League, por edhe destinacioni PSG është i pranueshëm. Me Napolin që është gati ta lërë të lirë 25-vjeçarin edhe për një shumë më të vogël se klauzola prej 130 mln eurosh.

Për të nisur më pas sulmin drejt Romelu Lukakut, futbollistit të preferuar të trajnerit Antonio Conte.