Sporti

PSG nuk tërhiqet, sytë te mesfushori i Juventusit

04/14/2020 22:42
nga:M K

Kampioni aktual francez, PSG’ja po mendon për edicionin e ardhshëm.

Parisienët nuk po tërhiqen nga synimi i tyre i kahmotshëm, Miralem Pjanic, përcjell GazetaBlic.

Mesfushori i Juventusit nuk ka arritur ta gjejë veten në formacionin e parë të Sarrit, me këtë të fundit që preferonte Bentacourin, andaj edhe kjo është arsyeja pse boshnjaku po mendon largimin.

Drejtori i ekipit nga “Parku i Princave” ndërkaq, braziliani Leonardo e pëlqen tejmase përfaqësuesin ballkanas, teksa me një largim eventuaë të proklamuar tash e disa kohë të italianit Verratti, transferimi i Pjanic në Paris mund të kthehet në realitet.

Gjithsesi, momentalisht, përfundimi i këtij edicioni është qëllimi parësor i UEFA’së, kurse për merkato do të diskutohet më vonë.

/GazetaBlic/

07/04/2020 19:12

Juventusi s’gabon as në derbi, marrshon sigurt drejt titullit