Sporti

PSG me ofertë të “çmendur” për Neymarin, 35 milionë euro në sezon

04/21/2020 11:16
nga:M K

PSG nuk e ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga Neymari.

Të paktën kështu shkruan sot “Diario Sport”, sipas të cilit, drejtuesit e PSG’së do t’i ofrojnë 35 milionë euro në sezon për ta rinovuar kontratën, përcjell GazetaBlic.

Kontrata aktuale e brazilianit skadon në verën e vitit 2022, teksa me atë të rejën parashihet që ajo të vazhdojë deri më 2025.

Neymar është përfolur shumë lidhur me një rikthim te Barcelona, por që kriza e koronavirusit duket se do t’ia pamundësojë Barcelonës që të paguajë afro 150 milionë euro për 28 vjeçarin.

Në anën tjetër, qëndrimi i tij në “Parkun e Princave” do të ishte siguri edhe më e madhe për kampionin aktual francez, në rast të një largimi të Kylian Mbappes.

/GazetaBlic/

05/28/2020 19:32

Momente paniku, futbollisti i PSG-së aksidentohet me Lamborxhinin e tij