Sporti

PSG me kërkesë pas anulimit të sezonit në Ligue 1

04/28/2020 21:00
nga:M K

Kreu i PSG’së, Al Khelaifi ka dalë me një kërkesë pas anulimit të sezonit në Ligue 1.

Edhe pse ende nuk është konfirmuar nëse do të ketë kampion apo jo, sheikët po kërkojnë që ndeshjet në Ligën e Kampionëve t’i zhvillojnë jashtë Francës, përcjell GazetaBlic.

Kjo, gjithmonë nëse takimet nuk do të mund të luhen brenda shtetit.

“E respektojmë vendimin e qeverisë franceze. Në marrëveshje me UEFA-n, kemi si synim që të vazhdojmë të marrim pjesë në këtë sezon në Ligën e Kampioneve.

Nëse nuk është e mundur që takimet tona të luhen në Francë, atëherë ne do të luajmë jashtë vendit duke siguruar shëndetin e lojtarëve dhe të stafit teknik”, u shpreh Al-Khelaifi.

/GazetaBlic/

05/28/2020 19:32

Momente paniku, futbollisti i PSG-së aksidentohet me Lamborxhinin e tij