Sporti

PSG me dy mungesa të mëdha për ndeshjen ndaj Dortmundit

02/24/2020 21:38
nga:Lorik J

Skuadra e PSG’së nuk do të mundë të llogarisë në shërbimet e dy super lojtarëve, Ander Herrera dhe Thiago Silva për ndeshjen e kthimit ndaj Dortmundit.

Dortmund ka fituar ndeshjen e parë me rezultatin 2-1 dhe tashmë ndeshja e dytë në Paris do të vendosë fatin e çerekfinalistit, përcjell GazetaBlic.

“Ander Herrera do të mungojë midis 6 dhe 8 javësh në varësi të evolucionit, ndërsa Thiago Silva, i lënduar gjatë ndeshjes kundër Bordeaux do të mungojë tri javë”, shkruhet në njoftimit e klubit.

Ndeshja mes Paris Saint Germain dhe Dortmundit zhvillohet me 11 mars në Parc des Princes.

/GazetaBlic/