Sporti

PSG – Klubi i gatshëm ta huazojë Neymarin

08/01/2019 13:50
nga:M K

Nuk ndalen thashethemet për futbollistin e PSg-së, Neymar.

Pak më parë, mediat spanjolle kishin raportuar se braziliani nuk dëshiron më të luajë për PSG-në, megjithatë klubi francez ka menduar një ide tjetër, shkruan GazetaBlic.

PSG-ja dëshiron që ta huazojë me futbollistin, madje me të drejtë blerjeje në fund të vitit 2020.

Kjo pasi, sheiku Naser Al Khelaifi nuk dëshiron më pak se 300 milionë euro për të hequr dorë nga futbollisti, e jo 180 milionë, siç raportohej në media.

Ende nuk dihet se kush do ta ketë fatin që ta ketë në radhët e veta yllin 28 vjeçar, megjithëse dy gjigantët spanjollë janë skuadrat më të interesuara për t’i siguruar shërbimet e tij.

Al Khelaifi dëshiron që kjo çështje të mbyllet para datës 10 Gusht.

/GazetaBlic/

11/23/2019 23:15

Neymar si Ronaldo, pas zëvendësimit largohet nga stadiumi