Sporti

PSG-ja dhe Monaco ofrojnë shifra të çmendura për Rakitic

08/09/2018 16:09
nga:M K

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic ka qenë i vërshuar nga ofertat.

Madje siç raportojnë mediat ndërkombëtare të sportit, PSG-ja dhe Monaco kanë bërë ofertë deri në 125 milionë euro për nënkampionin e botës me Kroacinë, shkruan GazetaBlic.

Tashmë kemi hyrë në një fazë të nxehtë të merkatos, andaj mbetet të shihet nëse do të ketë diçka të re lidhur me këtë operacion transferimi. Kujtojmë që Barcelona po synon prurjen e Pogba-së në Nou Camp, andaj sipas të gjitha gjasave njëri nga lojtarët aktual të mesfushës së “blaugranas” do të largohet nga Katalunasit.

Orët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të dy futbollistët.

/GazetaBlic/

10/13/2019 14:13

Rakitiç i vendosur të largohet, gjiganti italian favorit për të siguruar shërbimet e kroatit