Sporti

PSG interesohet për yllin e Chelseat

08/22/2019 21:08
nga:M K

PSG vazhdon të interesohet për t’i siguruar shërbimet e yllit të Chelseat, Bakayoko.

Futbollisti i londinezëve, që së fundi ishte i huazuar te Milani, nuk po arrin asesi t’i bind drejtuesit e të kaltërve, andaj kjo është edhe arsyeja pse po e mendojnë shitjen e tij, shkruan GazetaBlic.

Skuadra më e interesuar për t’i siguruar shërbimet e Tiemoue është kampioni francez, PSG.

25 vjeçari sipas të gjitha gjasave do të largohet nga “Stamford Bridge”, duke pasur parasysh edhe faktin se nuk po gjen fare minutazh te Chelsea, sidomos pas ardhjes së Lampardit në krye të pankinës, pasi futbollisti i dikurshëm, po i jep përparësi më të madhe futbollistëve të akademisë.

Gjithsesi, gjatë ditëve të ardhshme pritet të ketë të reja sa i përket kësaj çështjeje.

/GazetaBlic/

09/15/2019 07:41

Sa kohë ju mbetet për të shpëtuar në rast zjarri?