Sporti

PSG i ofron Neymarit rinovim të kontratës, braziliani mendjen diku tjetër

03/20/2020 16:01
nga:M K

Pritet të jetë njëra nga çështjet më të komentuara gjatë afatit kalimtar të verës.

Braziliani Neymar çdo ditë e më tepër po përflitet se në Korrik të këtij viti do të jetë larg “Parkut të Princave”, përcjell GazetaBlic.

Përkundër faktit se mediat franceze raportojnë se drejtuesit e klubit, gjegjësisht drejtori sportiv, Leonardo dhe bashkëpunëtorë me menaxherin e 28 vjeçarit, për të shikuar mundësinë e rinovimit të kontratës.

Kjo ftesë u bë për shkak të mos-diskutimeve tash e një kohë të gjatë të palëve.

Në anën tjetër, duket se Neymar ka filluar flirtimin me Barcelonën, sidomos duke u bazuar në deklaratën e fundit të Messit, i cili ka thënë se nëse Barça nuk e rikthen futbollistin që edhe më tutje mban rekordin si më i shtrenjti, argjentinasi do të shqyrtojë mundësinë e largimit.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat, por ajo që është e rëndësishme, e ardhmja ka filluar të dalë në pah, vetëm mbetet për t’u konfirmuar plotësisht në një të ardhme të afërt.

/GazetaBlic/

11/14/2020 10:01

Konfirmohet mungesa e gjatë e Neymarit, ja kur pritet t’u rikthehet fushave të blerta