PSG dhe Atletico Madrid kanë regjistruar edhe fitoret e radhës në kampionatet respektive.
Kampioni aktual francez ka mposhtur me rezultat 3-0 skuadrën Rennes, për t’ia konfirmuar kësaj të fundit edhe humbjen e dytë këtë edicion, krahas pesë fitoreve e tri barazimeve, përcjell GazetaBlic.
Di Maria me dy gola e Kean me një sosh, mjaftuan për tri pikët e reja dhe qëndrimin e sigurtë në krye të renditjes tabelare.
La victoire ! ✅ #PSGSRFC
Un doublé d'Ángel Di María et un but de Moise Kean pour s'imposer 3 buts à 0 face au @staderennais. 💪
🔴 #ICICESTPARIS 🔵 pic.twitter.com/kKkj5o4wTB
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) November 7, 2020
Në anën tjetër, me një gol më shumë dallim fitoi edhe Atletico Madrid. Djelmoshat e Simeones mposhtën Cadizin, që këtë edicion e filloi mjaft mirë.
Felix me dy gola, Llorente e Suarez ishin realizatorë, për fitoren e pestë në sezonin e ri, që u siguroi “Los Colchoneros” pozitën e parë në tabelën e klasifimit pas javës së shtatë.
⏱ 90'+3’ | #AtletiCádiz 4⃣-0️⃣
¡¡𝗙𝗜𝗡𝗔𝗔𝗔𝗟!! ⏹ ¡Partidazo de todo el equipo! ¡Los 3⃣ puntos se quedan en el Wanda @Metropolitano!
🔴⚪ #AúpaAtleti pic.twitter.com/Q6hfRjEwE8
— Atlético de Madrid (@Atleti) November 7, 2020
/GazetaBlic/