Sporti

PSG – Dortmund, formacionet e mundshme

03/11/2020 12:08
nga:M K

PSG-Dortmund është njëra nga dy ndeshjet e sotme të kthimit të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Në “Parkun e Princave”, pa praninë e tifozëve, kampioni aktual francez e pret Dortmundit me synimin e vetëm përmbysjen e rezultatit nga ndeshja e parë, përcjell GazetaBlic.

Gjermanët triumfuan 2-1 në takimin e parë, kurse mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat sonte nga ora 21:00

Mediat ndërkombëtare të sportit kanë publikuar edhe formacionet e mundshme të të dyja skuadrave.

Më poshtë emrat e futbollistëve që do ta nisin ndeshjen nga minuta e parë.

PSG (4-4-2): Navas; Kehrer, Thiago SIlva, Kimpembe, Kurzawa; Di Maria, Verratti, Gueye, Neymar; Sarabia, Cavani.

BORUSSIA DORTMUND (3-4-3): Burki, Zagadou, Hummels, Piszczek; Hakimi, Emre Can, Witsel, Guerreiro; Sancho, Haaland, T. Hazard.

/GazetaBlic/