Franck Kessie po refuzon ofertën e Milanit për zgjatjen e kontratës kurse Liverpool dhe PSG janë të interesuar për të nënshkruar me të si një lojtar i lirë.
Kontrata e Kessie skadon në fund të sezonit dhe drejtorët e Milanit kanë qenë në bisedime me agjentin e tij për disa muaj, shkruan GazetaBlic Sport.
Milan i ka ofruar pagë prej 6.5 milionë eurosh Kessiet kurse lojtari po kërkon 8 milionë euro në vit.
PSG dhe Liverpool janë dy skuadrat më të interesuara për 24-vjeçarin dhe pritet një garë e ashpër mes tyre për të siguruar shërbimet e mesfushorit.
/GazetaBlic Sport/


