Sporti

PSG dënon Neymar-in

08/14/2019 20:13
nga:M K

Vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga temat më të përfolura.

Fjala është për yllin e PSG-së, Neymar, i cili dita-ditës po lidhet me një largim të mundshëm nga “Parku i Princave”, shkruan GazetaBlic.

Zyrtarisht, futbollisti më i shtrenjtë në botë, ka pasur probleme të shumta me klubin e tij aktual, pasi nuk ka pranuar të paraqitet për kampionët francezë në fazën përgatitore.

Së fundi, dy gjigantët spanjollë, Barcelona dhe Real Madridi po “luftojnë” me njëri-tjetrin, vetëm e vetëm që t’i sigurojnë shërbimet e 28 vjeçarit.

Megjithatë, duke parë edhe interesimin e lojtarit që të largohet nga Parisi, drejtuesit e klubit kanë vendosur që ta dënojnë, duke e përjashtuar nga kampi stërvitor, teksa e kanë detyruar që të stërvitet i vetëm.

Ky gjest shton edhe më shumë dyshimet për largimin e tij nga Franca.

/GazetaBlic/

11/01/2019 22:58

Dijon – PSG, notat e futbollistëve