Lajme

Pse z. Kurti, pa asnjë arsye po e çon vendin në zgjedhje?!

04/02/2021 21:14
nga:Bardhyl Meta

Shkruan: Bardhyl Meta

PSE Z.KURTI, PA ASNJË ARSYE, PO E QONË VENDIN NË ZGJEDHJE?!

– ÇËSHTË KJO PAPËRGJEGJËSI, DHE YSHTJE NË THEQAFJE, NDËRKOHË QË VENDI PO SHËNON REKORDE TË PËRHAPJES SË COVID19 (900 NË DITË)?!

Sot, VV deklaroi se i kanë votat për zgjedhjen e Vjosa Osmanit, Presidente!

Kjo për faktin se kryesia e LDK-ës kishte marr vendimin për pjesmarrje në zgjedhjen e Presidentes, gjë që garantonte mbarëvajtjen e procesit.

Por po del se z. Kurti dhe Vetëvendosje – për arsye që si kupton askush në vend as jashtë tij – po bënë gjithçka që ta dërgojë vendin në zgjedhje – ndërkohë që Pandemia Covid19, po shënon rekorde me mbi 900 të infektuar çdo ditë, si pasoje zgjedhjeve të para pak me tepër se një muaji?

Pra, nëse z. Kurti është për zgjedhjen e Vjosa Osmanit Presidente, dhe siç dihet, me ndihmen e LDK-ës i ka numrat – atëherë, përse po i duhet të merret sot me kaq nguti me “Ligjin për zgjedhje” – ndërkohë që zgjedhjet do t’duhej të mbahen pas 4 vitesh, në Shkurt të vitit 2025!?

Për më tepër, gënjeshtra dhe josinqeriteti ndaj qytetarëve si dhe vet absurdi qëndron edhe tek fakti, se drafti propozuar, nuk përfshinë fare, fare çështjen e Ligjit për ZGJEDHJET LOKALE – që mbahen
sivjet!? – e për të cilin Ligj, kërkohet shumica e dyfishtë e 2/3 shqiptare dhe 2/3 së pakicave (Shih Kushtetutën)?!

– Çfarë Kryeministri e politike është kjo, që ka për synim vetëm interesat personale…?!

P.S. Sot, mund të ishte zbardh Pakoja Emergjente e Rimëkëmbjes Ekonomike e ndihmave shtesë për qytetarët – e premtuar nga VV, e jo t’qohet vendi drejtë zgjedhjeve të reja dhe rrjedhimisht drejtë theqafjes kolaterale ekonomike, financiare e sociale!?