Showtime

Pse Tayna nuk u mbyll në karantinë? Behgjet Pacolli i kërkon përgjigjje Qeverisë Kurti

04/28/2020 19:45
nga:N S

Kryetari i AKR-së dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli i ka reaguar ashpër Qeverisë së Kosovës.

E gjitha kjo pasi që Behgjet Pacolli dëshiron të kthehet në Kosovë dhe Ministria e Shendetësisë ka deklaruar se do e fus në karantinë, shkruan portali GazetaBlic.

Ai me një postim në Twitter i ka reaguar këshilltares së kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, Fëllenza Podrimaj.

‘Një gënjeshtër. Ju i trajtoni ndryshe qytetarët. Të huajt ndryshe. Serbinë, e pastaj qytetarët e Kosovës. Sot mjekët e Vuçiqit hynë në Kosovë pa karantinë. Një këngëtare shkoi e erdhi pa karantinë. Mjaft me standarde të dyfishta. Një qeveri me manipulime që nga dita e parë‘, ka shkruar Pacolli në Twitter.

/GazetaBlic/

 

11/19/2019 21:19

Vjen reagimi nga MPJ pas akuzave se u dhanë 2 milionë dollarë për njohjen e Kosovës nga Ishujt Maldive