Uncategorized

Pse pagjumësia na shton në peshë?

11/08/2017 00:01
nga:Gazeta Blic

Mungesa e gjumit ndikon edhe në shtimin e peshës Nëse gjithë natën keni qëndruar të zgjuar ose nuk keni fjetur mirë, mëngjesin tjetër mund të ndiheni të lodhur.

Kur trupi nuk pushon sa duhet, paraqitet dëshira për karbohidrate. Kjo paraqitet kryesisht si nevojë e ngritjes së energjisë, e cila në atë moment është në rënie.

Por, kjo shtesë e energjisë do të zgjasë vetëm 30 deri 45 minuta. Mungesa e pagjumësisë shkakton stres, i cili po ashtu shkakton dëshirën për ëmbëlsira.

Shkencëtarët thonë se kur jeni nën stres, trupi juaj tenton të prodhojë seratonin, i cili ju qetëson. Mungesa e gjumit ndikon edhe në shtimin e peshës, pavarësisht asaj se ushqeheni në mënyrë të shëndetshme, pasi që atëherë organizmi juaj me vështirësi balancon hormonet.

Kur hormonet e apetitit janë të pa balancuara, metabolizmi juaj ngadalësohet dhe apetiti juaj rritet. Sipas shkencës, personat që kanë probleme me mungesën e gjumit duhet të marrin deri në 300 kalori shtesë në ditë.

Ata që flenë vetëm dy orë në ditë shtojnë një kilogram gjatë shtatë ditëve. Kur të hyni në rutinën e pagjumësisë, është e vështirë të ktheheni në gjendjen e mëparshme. Edhe pse filloni të flini më shpesh, mos stabiliteti i organizmit vazhdon, sikurse edhe stresi dhe pakënaqësia.