Sporti

Pse Barcelona s’do titull në tavolinë?

04/04/2020 11:21
nga:M K

Shumica e kampionateve evropiane do ta kenë të vështirë rikthimin në fushat e blerta, sidomos klubet nga Italia e Spanja, që po përballen me numër enorm të viktimave.

Përderisa Belgjika vendosi ta mbyll përfundimisht kampionatin, ku kampion u shpall Club Brugge, ideja e njëjtë është edhe në Spanjë, ani pse UEFA kërcënoi Belgjikën me mospjesëmarrje në garat evropiane nëse titulli ipet në tavolinë, përcjell GazetaBlic.

Por, në Spanjë, gjegjësisht kryesuesit Barcelonës do t’i konvenonte më së paku që ta fitonte titullin në tavolinë.

Kjo për shkak se katalunasit parashihet t’i humbin afro 20 milionë euro nga shitjet e biletave, teksa do të kishte probleme edhe me kompanitë televizive, me të cilat ka kontratë valide, me përfitim prej 166 milionë eurosh.

Të ardhurat e majme nga marketingu gjithashtu, pritet të jetë njëra nga arsyet pse Blaugrana s’do të donte të triumfonte pa ndeshje të zhvilluara.

/GazetaBlic/

06/02/2020 09:45

LAJMI I FUNDIT: Pesë lojtarë dhe dy trajnerë te Barcelona me koronavirus