BLIC.TV

PSD “godet” bankat kosovare dhe qeverinë: I vodhën qytetarët në kohë pandemie

10/09/2020 21:04
nga:F K

“Expose” – prodhim i Gazeta Blic, ka sjellur dokumentarin “Hajnia” e bankave në kohë pandemie.

Në këtë dokumentar janë sjellur detaje ekskluzive mbi fitimet marramendëse të bankave kosovare në periudhën e pandemisë COVID-19.

E i ashpër me këtë fakt, është treguar edhe zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi.

Për “Expose”, Nushi thotë se qytetarët kosovarë janë vjedhur e mashtruar nga ana e bankave, e harruar nga qeveria e vendit.

Kjo për shkak që sipas tij, interesi i bankave është fitimi, por ato duhet të kontrollohen nga shteti që mos të lejojë vjedhjen e qytetarëve.”Nëse e ndjekim kronologjikisht sityatën e pandemisë kur ka filluar në Kosovë, masat e para janë marrë në atë kohë nga Qeveria Kurti dhe kemi parë deklarata të ndryshme publike se si janë shtyer shumë pagesa. Përshembull në tatime në të ardhura, lokalet e ndryshme por edhe faturat komunale, kemi pasur qëndrim publik të Albin Kurtit, ku iu premton qytetarëve që ka marrëveshje me bankat komerciale, që kreditë të shtyhen në afat tre mujor dhe qytetarët duhet të aplikojnë për këtë dhe do ta marrin këtë të shtyer dhe si pasojë nuk do të ketë asnjë kosto shtesë”, ka thënë ndër të tjera Nushi./GazetaBlic

🔴 Expose – Hajnia e bankave në kohë pandemie – 09.10.2020

Si i fituan bankat 40 milionë euro, kur ekonomia në vend po dobësohej?!

Publiée par GazetaBlic sur Vendredi 9 octobre 2020

Çka po ndodhë me vendimin për shtyerjen e kredive për kosovarët?

09/21/2020 08:13

2 trilionë dollarë tansaksione të dyshimta u raportuan nga bankat globale