Lajme

Provokojnë kryetarët serb të Kosovës, betohen në ora 12:44

12/12/2017 11:42
nga:anonymous1000144531

Kryetarët e nëntë komunave me shumicë serbe pas zgjedhjeve lokale të 22 tetorit janë pajtuar që mbledhjen e parë inauguruese ta mbajnë në mënyrë të “veçantë” dhe në të njëjtën kohë.

Në ftesën e komunës së Mitrovicës veriore dërguar asamblistëve që kanë fituar mandatin katër vjeçar është përzgjedhur ora e ceremonisë të fillojë në 12:44, e që simbolizon Rezolutën 1244 të Pakos së Ahtisarit.

“Seanca konstituive e KK të Mitrovicës Veriore do të mbahet më 14.12.2017 me fillim në ora 12:44”, thuhet në ftesë.

Edhe në ftesat e komunave tjera me shumicë serbe mbledhja inauguruese thuhet se do të mbahet në ora 12:44, shkruan telegrafi.

Ndryshe, kohë më parë ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, gjatë seancës për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, pati kërkuar nga OKB që t’i japë fund UNMIK-ut dhe t’i përqendrojë resurset e këtij misioni në vatra tjera krizash nëpër botë.

Përfundimi i misionit të UNMIK-ut në Kosovë kundërshtohet nga Serbia.

06/08/2020 23:37

Ivica Daçiq: Marrëveshja përfundimtare me Kosovën, pas formimit të Asociacionit të Komunave Serbe