Cool

Provoi të lavdërohet me Lamborghini, por ajo që i ndodhi e bën të shpërthejë në lot

03/27/2019 11:38
nga:N S

Një vozitës në Londër e ka shkatërruar veturën e tij Lamborghini e cila i kushtoi hiç më pak se 340.000 dollarë për ta blerë.

Krejt kjo ndodhi pasi që personi po tentonte ta tregojë vetën para të tjerëve.

Derisa spektatorët shikonin makinat duke vozitur, ai filloi ta drejtonte më një shpejtësi të madhe ku fillimisht goditi një pemë, pastaj murin.

Siç raporton Daily Maily, personi në fjalë nuk ka pësuar ndonjë lëndim trupor, mirëpo pas rastit është parë duke qarë.

Sidoqoftë, Lamborghini i tij ngjyrë hiri e të zezë është shkatërruar dhe mund t’i kushtojë shuma të majme parash për ta rregulluar.

07/01/2020 13:21

“Lamborghini mbi ujë”: Kështu do të duket superjahti me 4 mijë kuaj-fuqi