Lajme

Protestë në Pejë kundër dënimeve në Shkup

11/02/2017 22:42
nga:Gazeta Blic

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në këto momente në sheshin “Skënderbeu” në Pejë për të protestuar kundër dënimeve me dënime të larta me burg që u shpallën sot nga gjykata e Shkupit ndaj pjesëmarrësve në përleshjen e armatosur të majit të vitit 2015 në Kumanovë.

Njëri prej personave të dënuar sot me burg të përjetshëm nga gjykata maqedonase është edhe Valdet Zekaj, i cili vjen nga Peja.

Protestuesit kanë thirrur: “UÇK”, “Ali Tradhtari”, “Val Zekaj”, etj.

Qytetarët e mbledhur edhe e kanë përdhosur dhe djegur flamurin e Maqedonisë.

11/20/2017 13:00

Përleshje në Pejë, arrestohen katër persona