Disa zona në Itali duke filluar nga dita e sotme kaluan nga zona të kuqe në portokalli duke iu lehtësuar disa masa anti-Covid.
Ndërkohë një pjesë tjetër e Italisë vijon të jetë në zona të kuqe për shkak të rasteve të reja. Por, lehtësimi i masave në disa zona, solli pakënaqësi për zonat e tjera të cilat vijojnë të jenë të kuqe.
Qindra qytetarë dolën në rrugë duke protestuar për masat anti-Covid, pasi prej 5 javësh këto zona të kuqe kanë të ndaluar hapjen e bizneseve.
Qytetarët janë derdhur në rrugë duke bllokuar autostradën A16 Napoli- Canosa dhe Caserta Sud, duke shkaktuar një kilometër trafik.
Ndërkohë protestat janë paralajmëruar edhe në ditët në vijim në Campania.