Showtime

Prostituta, alkool, ahengje seksuale…, zbulohet ana e errët e Amber Heard

08/08/2022 08:18
nga:G B

Amber Heard nuk po kalon një kohë aspak të mirë. Humbjes në gjykatë ndaj ish-bashkëshortit Johnny Depp (të cilit duhet t’i paguajë 10 milionë dollarë dëmshpërblim) i shtohen disa thashetheme për ahengje (festa të shfrenuara) të supozuara seksuale që do të organizoheshin nga aktorja.

Një person, në anonimitetin më të plotë, ka treguar për “The Sun” se çfarë ndodhi në këto ahengje, ku me sa duket kishte sasi të mëdha “MDMA, alkooli dhe marrëdhëniesh seksuale me prostituta”.

Madje, “House Inhabit” raporton se në këto ahengje ka pasur edhe të mitur. Amber u takua me Elon Musk në vitin 2011, në një nga festat e organizuara nga manjati amerikan në Beverly Hills.

Me sa duket, në festa kishte “një grup vajzash që fërkoheshin me njëra-tjetrën me fustane lëkure të stilit satanik në skenë. Amber ishte ulur në një karrige si froni në qendër.

Këmbët e shtrira, si yjet pornografike, që më pas bënin ekzicion dhe kryenin akte seksuale në një dhomë plot me burra që shikojnë”.