Lajme

Propozohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak për të rinjtë!

08/17/2021 09:56
nga:M K

Është propozuar ideja e shërbimit ushtarak për qytetarët e Kosovës.

Këtë e ka bërë analisti Blerim Latifi, pas ngjarjeve të fundit në Afganistan.

“Në 20 vitet e fundit në Kosovë janë rritur gjenerata të tëra të cilave u mungon totalisht edhe edukimi ma elementar mbi çështjet e ushtrisë, luftës dhe rreziqet me të cilat mund të përballemi në të ardhmen, ndërsa kulti i luftës çlirimtare ka ardhur vazhdimisht duke u zbehur, shto kësaj edhe propagandën konstante që është bërë kundër UÇK-së dhe sulmet mbi narracionin kombëtarist nga pacifistët kokëbosh që mendojnë se kemi hyrë në paqën e përjetshme dhe më s’na duhen as kombi, as nacionalizmi, as kujtimi i të kaluarës”, tha ai përmes një postimi në Facebook.

Propozimi i plotë:

Kosova duhet ta mendojë idenë u futjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak për qytetarët e saj. Në 20 vitet e fundit në Kosovë janë rritur gjenerata të tëra të cilave u mungon totalisht edhe edukimi ma elementar mbi çështjet e ushtrisë, luftës dhe rreziqet me të cilat mund të përballemi në të ardhmen, ndërsa kulti i luftës çlirimtare ka ardhur vazhdimisht duke u zbehur, shto kësaj edhe propagandën konstante që është bërë kundër UÇK-së dhe sulmet mbi narracionin kombëtarist nga pacifistët kokëbosh që mendojnë se kemi hyrë në paqën e përjetshme dhe më s’na duhen as kombi, as nacionalizmi, as kujtimi i të kaluarës. Një popull që beson se po jeton në paqën e përjetshme, në rast të shpërthimit të luftës, nuk di se çfarë të bëj, përveçse të dorëzohet brenda ditës.

Presidenti Biden, në fjalimin e djeshëm për Afganistanin, e tha një gjë që ne duhet ta marrim si paralajmërim: Amerikanët t’i japin armët, por ata nuk do të luftojnë për ty, nëse ti nuk do të luftosh për vendin tënd!

Ndryshe, si ide e ka përmendur edhe Kryeministri Albin Kurti, para se ta marrë pushtetin, por një gjë e tillë më nuk është përmendur nga ai, e as nuk është futur në planprogramin e qeverisë aktuale.