Lajme

Propozimi për tërheqje nga Trusti shkon në Kuvend pa aprovim të Komisionit

05/25/2022 12:32
nga:G C

Komisioni për Buxhet nuk e ka miratuar propozimin që t’i rekomandohet Kuvendit të Kosovës shqyrtimin e ligjit që mundëson tërheqjen e mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

Deputetët e opozitës ishin pro këtij ndryshimi, ndërsa ishte kundër. Nga minoritetet, Verica Ceraniq e Listës Serbe ishte pro, ndërsa Duda Balje abstenoi.

Në Kuvend, projektligji do të shqyrtohet pa aprovim të Komisionit apo Qeverisë.

Iniciator për ligjin ishte deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.