• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“Propozimi i Qeverisë për Buxhetin”, Kryeziu: Në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën!

11/01/2025 20:19
nga:Y I

I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është Drejtori Ekezkutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu.

Kryeziu ka folur në lidhje me propozimin e Qeverisë për të miratuar buxhetin.

Ai tha se diçka e tillë është në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën.

“Jo, absolutisht jo, është kundërshtim me ligjet, është në kundërshtim me Kushtetutën edhe nuk ka sens që një Qeveri e cila nuk është zgjedhur nga ky legjislacion, për më tepër disa ministria siç e theksuat ju janë deputetë, është edhe konflikt interesi që të njëjtit t’a bëjnë buxhetin dhe të njëjtit të tentojnë t’a miratojnë në Kuvend. Besoj se kjo është kundër-kushtetuese dhe kundër-ligjore” tha Kryeziu.

Kryeziu foli edhe në lidhje me rritjen e pagës minimale 1 muaj para zgjedhjeve.

“Këto janë veprime elektorale, besoj se ai ligj nuk do të shkojë në Kuvendin e Kosovës ose do të shkojë në Kuvend por Kuvendi s’do t’a kalojë atë ligj. Besoj se këto janë veprime elektorale të një Qeverie. Normalisht se aty s’kemi parë analiza të mjaftueshme dhe kemi cënim ndoshta edhe të drejtave të njeriut, për shkak se paga minimale ose paga e 13-të, besoj se janë në kundërshtim sepse bëhet vetëm për sektorin publik jo edhe për sektorin privat, nuk ka një analizë të mirfilltë të asaj.Besoj se të gjitha këto janë veprime elektorale dhe në kundështim me ligjin dhe Kushtetutën” tha Kryeziu në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/