Sporti

Propozimi i papritur i bukuroshes Sanz për Dani Alves

07/11/2019 15:08
nga:Lorik J

Joana Sanz feston në Instagram përvjetorin e martesës me Dani Alves.

Modelja e njohur nuk i është ndarë partnerit të saj edhe në Copa America, ku 36-vjeçari u shpall më i miri i turneut.

Pasi festuan në Brazil plot entuziazëm arritjet e mbrojtësit të “Seleçaos”, Joana i bën një propozim romantik:

“Gjeta tek ti shpirtin binjak, do të martohem me ty çdo ditë. Te të shkojmë në Ibiza dhe të martohemi sërish!”