Sporti

Propozimi i fundit: Liga e Kampionëve në Gusht, La Liga në Tetor

03/27/2020 23:13
nga:M K

Vazhdojnë edhe më tutje të jenë të shumta idetë lidhur me atë sesi do të mbyllet ky sezon i futbollit.

Një tjetër ide që po qarkullon së fundi është që Liga e Kampionëve, pra pjesa e mbetur të zhvillohet në Gusht, ndërsa ligat respektive, në rastin tonë, La Liga, përcjell GazetaBlic.

E përditshmja spanjolle SPORT shkruan se ky është një tjetër propozim, por sa është i realizueshëm, vështirë të thuhet, kjo pasi edicioni i ardhshëm duhet të përfundojë më herët për shkak të kampionatit evropian.

Realisht, fillimi në Tetor do të thoshte shumë pak pushim për lojtarët, nëse kemi parasysh fakin edhe të zhvillimit të Ligës së Kombeve.

Premier Liga ndërkaq do të mblidhet javën e ardhshme për të vendosur përfundimisht lidhur me këtë çështje, ndërsa për Itali ende është herët të flitet, pasi momentalisht situata në Apenine është alarmante.

/GazetaBlic/

05/29/2020 11:05

LAJMI I FUNDIT: La Liga rifillon me 11 Qershor, përfundon me 12 Korrik