Cool

Pronari ia bëri me dorë, hutohet nga imitimi që e bëri hardhuca (Video)

01/12/2018 08:01
nga:F.B

Komunikimi me kafshët shtëpiake, do u lehtësonte shumë punë pronarëve të tyre, sepse do t’i kuptonin kur janë të uritur, çfarë duan të hanë, apo kur preferojnë të shëtisin.

Por, Aaron Roman nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara, ka mbetur i hutuar kur ia bëri me dorë Evanit, ndërsa ai ngriti këmbën e përparme dhe ia ktheu njëjtë, transmeton Telegrafi.

“Kishte ditë pa lëvizur, andaj desha ta shikoj nëse është në rregull. Sikur më vërtetoj që gjithçka është në rregull dhe kërkoi ta lë të qetë” ka thënë Roman.

Deri më tani, nuk ka ndodhur që ndonjë hardhucë të imitojë veprimin e njerëzve, ndërsa kjo po konsiderohet vetëm një rastësi. /Telegrafi/

 

07/17/2018 12:53

Kjo video po thyen rrjetin, shihni cilat fjalë i shqipton ky zog