BLIC.TV

Pronari i Albi Mall: Fondi i ndarë nga Qeveria i pamjaftueshëm për t’i përballuar nevojat e biznesit

04/03/2020 22:16
nga:Y I

Betim Humolli, pronar i Albi Mall ka folur për vështirësitë financiare me të cilat po përballen gjatë kësaj periudhe.

Humolli për dokumentarin Expose, podujt ky i Gazeta Blic, e që transmetohet në Klan Kosova, ka treguar se vërejtur vështirësi në mbulimin e qirave nga ana e bizneseve.

“Siç e shihni edhe vetë Qendra Tregtare Albi Mall është pothuajse e mbyllur plotësisht me përjashtim të marketit dhe barnatores. Numri i lokaleve është rreth 200 ndërsa numri i të punësuarve është rreth 2000 që kanë mbet pa punë. Na e kemi pare se një ndër vendimet e nxjerra nga Qeveria është edhe mbështetja e pagesës së qirasë deri në masën 50 përqind me një fond jo më shumë se 12 milion euro për dy muaj. Nuk e di se ka do të ndahet ai fond në vivel Kosove, është një fond i pamjaftueshëm për ti përballuar nevojat e biznesit që t’I mbulojnë obligimet e qirasë” tha Humolli për Expose.