Sporti

Pronari i AC Milan investon 1 miliard euro për të blerë vetëm 4% të aksioneve në Twitter

03/11/2020 11:09
nga:M K

Themeluesi 43 vjeçar i Twitterit, Jack Dorsey ka anuluar udhëtimet e parapara për në Afrikë.

Kjo për faktin se pronarët e klubit të Milanit, fondi Elliot dëshiron që të investojë në rrjetin e njohur social, duke blerë afro 4% të aksioneve në vlerë prej 1 miliard dollarë, shkruan GazetaBlic.

Fondi Singer, pronar i Milan-it dhe ortak i TIM dëshirojnë që përfaqësuesi i tyre, Jesse Cohn të jetë pjesë e këshillit.

Siç shkruan “Corriere della Sera”, interesimi i Singer për Twitter-in ka lidhje me marrëdhënien e ngushtë të fondit me partinë Republikane dhe presidentin Donald Trump, që e adhuron Twitter-in.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat sa i përket këtij “operacioni” tregtar.

/GazetaBlic/

06/28/2020 19:50

Notat e futbollistëve: Milan – Roma