Cult

Promovohet vepra ‘Sterjo Spasse’, Jeta dhe krijimtaria letrare” e Isak Shemës

06/06/2019 14:47
nga:Natyra

Gjatë vazhdës së aktiviteteve të Panairit të 21-të të librit Prishtina 2019, sot u promovua vepra studimore e prof. Isak Shemës, me titull “Sterjo Spasse, Jeta dhe krijimtaria letrare”, shkruan KultPlus.

Vepra studimore e filluar vite me parë, mbi shkrimtarin shqiptar Sterjo Spasse, me një qasje që profesor Shema e sjell në dy pjesë, pjesa studimore letrare e profesorit dhe bibliografia e Iliden Spasses, i biri i shkrimtarit.

Nën prezencën e shkrimtarit dhe publicistit Behar Gjokës, Iliden Spasses dhe Xhabir Ismailit promovimi i këtij libri u çmua shumë, si një pasuri e letërsisë sonë për brezat e ardhshme që do ta shfrytëzojnë si një studim mbi jetën e shkrimtarit shqiptar.

Sterjo Spasse është nga ata shkrimtar që ka lexuesin e tij, shkrimtar që për shkak të adresimeve të pjesës shoqërore dhe një tematike të veçantë të brezit të pas-viteve të ’40-ta, këto tipare i zbërthen në këtë punim Isak Shema, si një vepër letrare dhe shkencore që kemi prej Sterjo Spasses, të shtrira në kohë nga studiuesi, që janë edhe artikujt e tjerë që profesori është ndalur dhe ka parë me vëmendje se çfarë ndodh mes marrëdhënies së veprës letrare dhe asaj shkencore.

“Sterjo Spasse, Jeta dhe krijimtaria letrare”, studimi më i ri i prof. Isak Shemës, si një punë e madhe e profesor Shemës, u prezantua në panair duke marrë vlerësime pozitive, dhe duke e lavdëruar e çmuar punën disa vjeçare të profesorit.

09/17/2019 00:51

Pacolli e krahason Enver Hoxhajn me Ivica Daçiqin