Cult

Promovohet libri “Kultura politike e Kosovës”

01/12/2018 08:29
nga:FL.B

Sot promovohet libri “Kultura Politike e Kosovës”, i autorit Behar Haziri.

Libri “Kultura politike e Kosovës” i autorit Behar Haziri, është një libër studimor nga fusha e shkencave politike, ku në qendër të studimit ka analizën e sjelljes, qëndrimit, besimit dhe vlerave të qytetarit kundrejt institucioneve dhe të pjesëmarrësve politik që janë të kyçur brenda institucioneve politike në Kosovë.

Rëndësia e këtij studimi shkencor është qasja që problemi i analizës shtrohet nga analiza empirike, si një nevojë e domosdoshme për të shpjeguar çështjet serioze dhe shumë komplekse të sistemit politik siç është kultura politike, dhe të problemit të stabilitetit politik në shoqëritë e ndara thellësisht siç shpjegohet nga modeli i demokracisë konsociative dhe që ballafaqohet Republika e Kosovës.