Sporti

Promotori i njohur i boksit ka dy fjalë për Haxhi Krasniqin

02/07/2018 14:33
nga:Y.K

Boksieri Haxhi Krasniqi iu kthye ringut pas 10 muajsh duke e mposhtur polakun Bartomiej Grafkan. Promotori i boksit Ulf Steinforth beson se boksieri nga Kosova me nënshtetësi gjermane mund t’ia dalë mbanë në peshat super të mesme. “Për Krasniqin ishte hera e parë që boksoi që nga humbja e prillit të vitit të kaluar nga Arthur Abraham.

Tash ka nevojë për praktika të tjera me luftëra dhe duhet të ndihet përsëri mirë në ring. Ndër të tjera, fitorja e tij kundër një kundërshtari të vështirë dhe të pakëndshëm është mjaft e mirë”, tha Steinforth.

05/08/2018 19:25

Mësohet kundërshtari i Haxhi Krasniqit