Lajme

Prokuroria Themelore s’ka të drejtë ta hetojë Lumezin

11/10/2017 19:36
nga:D.I

Aleksandër Lumezi nuk mund të hetohet nga departamenti për Krime të Rënda, i Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Kjo, pasi pozita e tij hyn në kuadër të pozitave që janë përcaktuar si profil i lartë.

Gjatë hulumtimit, me gjithë kërkesat e shumta, zyrtarët e Prokurorisë së Shtetit nuk kanë kthyer asnjëherë përgjigje se përse Prokuroria Themelore, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda është duke hetuar rastin e dosjes së Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, raporton KTV.

Kjo dëshmon se hetimet e zhvilluara për dosjen e Kryeprokurorit Lumezi janë zhvilluar nga një Prokurori, e cila nuk ka kompetenca ta hetojë Kryeprokurorin dhe rrjedhimisht në këto hetime Kryeprokurori Lumezi nuk ka qenë asnjëherë subjekt i hetimit, por kanë qenë persona të tjerë.

Hetimet për dyshimet e falsifikimit të dosjes së provimit të jurisprudencës zhvillohen nga prokurori Kujtim Munishi.

11/21/2017 11:13

Lumezi takon kryeprokurin e Kalifornisë, ja për çka biseduan