• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“Prokuroria të vie për hetim në ministri”/ Peci tregon si u njoh me Pacollin dhe ofertën që i bëri vite më parë

11/24/2024 18:02
nga:G B

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, në një intervistë për Blic Interview me Astrit Gashin, ka folur për zhvillimet e fundit për të cilat u bë debat publik.

Ai ka treguar pse ka përdoru gjuhë të ashpër, derisa ka thënë se sipas tij ajo është gjuhë proporcionale karshi pretendimeve që tentohen t’i ngriten.

“Çështja është që në raste të caktuara, reagimet i kam në atë që vlerësoj që është gjuhë proporcionale karshi pretendimeve që tentohet të ngriten. Unë jo vetëm tash por prej sa jam ministër jam i hapur, edhe tash jo vetëm Prokuroria por edhe mekanizmat tjerë të sigurisë herë pas here nuk mund të humbin kohë kot duke u sjellë në rreth të ministrisë, po ju drejtohem dhe përmes emisionit tuaj, ejani në ministrinë e bujqësisë kur të doni, çdo ditë, edhe në vikend le të na tregojnë dhe shumë shpejt çdo dokumentacion është i gatshëm, e kemi vullnetin politik dhe detyrimin institucional”, tha ai.

Peci u shpreh i hapur për hetime derisa ftoi Prokurorinë që të shkojë në ministrinë e tij për të hetuar.

“I hapur jam, e ftoj gjithë prokurorinë që të vijë të hetojë e auditojë cilindo dokument për të gjithë përfituesit dhe ne ia ofrojmë çdo dokument të nevojshëm. Në rast se gjendet se njëra nga ta vlerësues, 10-15, që i kanë vlerësuar subvencionet dhe grantet në të gjitha nivelet, në rast se gjendet ndonjë mospërputhje ose ndërhyrje ndikim i secilit, unë do të isha njeriu më i lumtur në Kosovë dhe falënderues ndaj mekanizmave të drejtësisë përjetësisht, për shkak se unë flas për pastërtinë time si ministër se akuza është ndaj meje dhe unë i di veprimet e mia A-ZH por unë nuk e them që prej mbi 430 zyrtarëve që janë nën ombrellën e ministrisë, ndonjëri prej tyre nuk e bën ndonjë veprim të kundërligjshëm. 76 inspektorë janë në terren derisa ne bisedojmë, unë s’mund të them me siguri të plotë që të gjithë ata 76 janë burra e gra të mira që janë duke mos e shkelur asnjë shkelje ligjore adminsitrative apo procedurale. Unë reagoj sepse e di që unë dhe kabineti im asnjëherë nuk kemi interferuar sepse kam bërë kontroll të shumëfishtë të informacioneve se në rast se dikush potencialisht mund të abuzojë për një diçka të tillë. Se çka bën ai zyrtari në proces të vlerësimit, ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjithë, në rast se gjendet, unë po them se do të isha më i lumturi nëse gjejnë që ka pas përfitues jashtë kritereve”, theksoi ministri.

Sa i përket reagimit ndaj Behgjet Pacollit, ai tha se këshillat e tij janë të pavlefshme.

“Jo nuk është reagim. Ai ka pretenduar të më japë këshilla. Unë vetëm i kam treguar që këshillat e tij për mua janë të pavlefshme. Ka diku 4 vite që në vazhdimësi e thotë, unë nuk jam i prirë dhe zakonisht bisedat private”, potencoi Peci.

Ai ka treguar dhe se si i ka ardhur oferta nga Pacolli.

“Çështja është se unë nuk kam pasur njohuri me Pacollin kur ka ardhur oferta, fillimisht e kam harruar si detaj, jemi duke folur për një zhvillim të para 11 viteve. Në rast se ai çdo 2-3 muaj del në publik dhe thotë se personi ka ardhur në shtëpinë time, unë e kam qartësuar, nuk kam shkuar në shtëpinë e tij si kërkesë e imja, unë kam qenë asambleist 2009-2013 në Mitrovicë. Gjatë asaj periudhe kam qenë një garë të ashpër me PDK-në, karshi vendimeve që i ka marrë asambleja e Mitrovicës. Kam thënë që ia kam borxh qytetit të Mitrovicës me ia bë për shkak se grupet e interesit deri në nivel të inkriminimit e kanë dëmtuar shumë posaçërisht pronën komunale për interesa personale partiake. Kam bërë krejt çka kam mundur brenda LDK-së në atë kohë, për të bërë ndryshimin, nuk kemi mundur, rezultati ka qenë i ngushtë, Agim Bahtiri ka dalë me 400-500 vota përpara kandidatit të LDK-së. Prej atij momenti unë jam aktivizuar për ta mundësuar procesin e tranzicionit ose rrotacionit të pushtetit në Mitrovicë”, shtoi tutje.

Po ashtu, ministri Peci thotë se s’ka pasur informata deri para një viti për emrin e Pacollit për dosje për vrasje.

“Këshilltari i Behgjet Pacollit, Ismet Mulaj, më ka thirrur 4-5 herë me insistim, për të pirë një kafe pasi që z.Pacolli dëshiron të më falënderojë për rolin që unë kam pasur në arritjen e fitores së Agim Bahtirit në Mitrovicë. Në vitin 2013, përmes këtij gazetarit Musa Mustafa unë e kam aranzhuar takimin ku është arritur koalicioni mes Agim Bahtirit dhe Isa Mustafës si kryetar i LDK-së, edhe pas kësaj marrëveshje, z.Pacolli ka kërkuar me ngulm që të më takojë dhe në ndërkohë në atë takim ai ka dalë me një pako. Unë kam qenë në shtëpinë e tij. Unë nuk ia kam parë emrin në dosje, unë kam informata. Unë po flas për një takim të para 11 vitesh, këtë informacion për dosje unë e kam që 1 vit”, deklaroi Faton Peci./Gazeta Blic/