Lajme

Prokuroria Speciale: Dejona Mihali u intervistua në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale

09/20/2024 12:48
nga:N K

Koordinatorja e Komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihali, është duke u intervistuar në Prokurorinë Speciale, ka konfirmuar kjo prokurori.

Prokuroria ka thënë se ajo është ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitares për disa çështje, por nuk ka bërë të ditur më shumë detaje

“Prokuroria Speciale informon se sot, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim”, ka thënë PSRK.