Dhjetë ditë kanë kaluar që kur tre persona janë vrarë në Glogjan.
Dy nxënës dhe shoferi i autobusit mbetën të vrarë. Dhjetë ditë pas kësaj tragjedie, ende nuk ka asnjë të arrestuar.
Policia e Kosovës dhe Prokuroria në Pejë po punojnë në zbardhjen e këtij rasti, por që dorasi ende është i panjohur për organet e ndjekjes.
Prokuroria në Pejë është mbyllur hermetikisht dhe tash e sa kohë nuk jap asnjë detaje lidhur me këtë rast.
Gazeta Blic ka disa ditë që ka kontaktuar këtë Prokurori por që ata nuk kanë kthyer asnjë përgjigje lidhur me vrasjen e trefishtë në fshatin Gllogjan të Deçanit.
Prokurore e këtij rasti është Sahide Gashi.
Gazeta Blic ka kontaktuar edhe më zëdhënësin e Prokurorisë në Pejë Shkodran Nikçi, por i njëjti nuk ka thënë as edhe një fjalë të vetme.
Arsyetimi i tij dhe kësaj prokurori është se rasti është i ndjeshëm dhe për shkak të hetimeve nuk mund të japin detaje.
Gazeta ka kontaktuar edhe me prokurorin special Blerim Isufaj, por rekomandimi i tij ka qenë që të flet Prokuroria e Pejës meqë ata janë duke u marr më këtë rast dhe jo Prokuroria Speciale.
Krejt çka ka ndodhur deri më tani e që dihet publikisht se ka pasur reagime të shumta nga Qeveria, ministrat përkatës por dhe opozita.
Derisa policia, prokuroria dhe Minsitria e Punëvë të Brendshme vazhdojnë të jenë të mbyllura për çfarëdo informacioni që lidhet më këtë rast, ka qenë vet shefi i qeverisë Albi Kurti, që dje ka folur në një paraqitje për media.
Kryeministri ka deklaruar se sasia e informacionit është rritur për shkak të hetimeve të shtuara edhe me hetuesit më të mirë që i ka Kosova, por ende nuk është identifikuar dhe arrestuar dorasi.
Kurti tha se ende nuk kanë rezultate lidhur me vrasjen mizore të trefishtë.
“Mua më vjen shumë keq që këtë të premte në darkë u bë një javë që e nuk e kemi të pandehurin të identifikuar e as të arrestuar rrjedhimisht ose të pandehurit. Ishte një vrasje mizore e trefishtë ku një i plagosur apo i lënduar kishte fat dhe sasia e informacionit me sa kam kuptuar nga policia është rritur për shkak të hetimeve të shtuara edhe me hetuesit më të mirë që i ka Republika e Kosovës por ende nuk e kemi rezultatin”, tha Kurti të dielën kur bashke me ministrin e shëndetësisë prezantuan masat e reja anti covid.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pak ditë pas vrasjes së trefishte i dha ultimatum atij që të dorëzohet.
Ministri tha se të gjitha kapacitetet shtetërore janë vënë në dispozicion të zbulimit të rastit.
“Unë i bëj ultimatum vrasësit që të dorëzohet sepse për çdo ditë ai i rëndon të tjerët, ai që i ndihmon vrasësit implikohet në vepër penale. Sa më parë që dorëzohet aq më mirë për rrethin e tij dhe për qytetarët e Kosovës. Unë mund të garantoj se jemi të vendosur që të gjitha kapacitetet tona shtetërore janë në dispozicion të zbulimit të këtij rasti”, tha ai më 27 nëntor.
I pari i policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, nga pak ato informacione që ka ndarë me publikun është se ai dyshon se krimin mund ta kenë bërë më shumë se një person.
Ai e ka përjashtuar mundësinë që ky rast ka qenë akt terrorist.
“Mund të flasim për një sistem të diku dy ose tri pistave të mundshme të hetimit. Të gjitha informacionet që jemi duke i marrë edhe nga provat materiale qojnë në këtë drejtim. Aktualisht po bisedojmë për një person me mundësi të ndërlidhjes edhe me persona të tjerë që nënkupton që mund të ketë më shumë se një të dyshuar. Deri në këtë moment nuk e kemi asnjë të dhënë asnjë provë asnjë informacion që shkon kah akti terrorist ose nga akti që lidhet me çështje religjioz”, kishte deklaruar ai.
Për këtë ngjarje kanë folur edhe dëshmitarët. Një prej dëshmitarëve që ka qenë në autobus në momentin kur ka ndodhur sulmi, ka thënë se sulmi është bërë nga një person i maskuar me kallash në dorë.
“Jemi kon tu ec me autobus. Edhe na ka dal një person i maskuar me kallash në dorë edhe ka filluar me gjuajt drejtë neve. Gjithçka ka ndodh shumë shpejt”, ka thënë ai i cili ka qenë i ulur ne ulëset e para të autobusit.
Autobusi ka qenë duke qarkulluar në relacionin Gjakovë – Deçan, në kohën kur kanë ndodhur të shtënat.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti e patën cilësuar ngjarjen si “tronditëse” dhe i kanë ftuar organet e rendit që t’i zbulojnë autorët e krimit dhe t’i sjellin para drejtësisë.
Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka premtuar 20 mijë euro për çdo qytetarë që jep informacione për të dyshuarit që janë të përfshirë në këtë vrasje.