Lajme

Prokuroria flet për vrasjen në Prishtinë, nuk përmend vetëvrasje

12/31/2020 11:40
nga:A. R.

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 09:30 ka marrë informacion për një vdekje të dyshimtë në lagjen “Garibaldi”, në Prishtinë.

Lidhur me këtë ngjarje kanë folur edhe Prokuroria e Prishtinës. Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka thënë se aktualisht prokurori gjendet në vendin e ngjarjes.

“Lidhur me rastin per te cilin keni kerkuar informata, ju njoftojme se prokurori kujdestar i Departamentit te Krimeve te Renda, eshte njoftuar nga Policia e Kosoves per nje vdekje te dyshimte ne Prishtine. Prokurori i Shtetit ndodhet ne vendin e ngjarjes dhe sipas autorizimeve te tij, jane duke u ndermarre te gjitha veprimet e nevojshme hetimore per sqarimin e rrethanave te rastit”, ka thënë ajo.