Lajme

Prokuroria ‘amniston’ Ramiz Kelmendin nga akuza për vjedhje rryme

11/12/2018 10:41
nga:A. R.

Ndryshimi i veprës penale të Ramiz Kelmendit ka bërë që ai të ‘shpëtojë’ nga gjykimi në Gjykatën Themelore të Prishtinës në akuzën për vjedhje rryme, raporton KALLXO.com.

Në gjykimin ndaj Deputetit të Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendit, prokurori i çështjes Blerim Igrishta e ka rikualifikuar veprën penale.

Prokurori Igrishta e rikualifikoi veprën nga vjedhje e rëndë në vjedhje të shërbimeve komunale.

Ky veprim i prokurorit ka bërë që lënda ndaj deputetit të arrijë parashkrimit absolut pasiqë vjedhja e shërbimeve komunale është vepër që mund të dënohet deri në tre vjet burg ndërsa prokuroria pretendon që vepra është kryer në vitin 2011.

Në këtë situatë, deputeti nuk mund të gjykohet më për të njëjtën vepër.

 

07/23/2019 08:59

“Dorëheqja e Haradinajt mund ta zhbllokojë dialogun”