Lajme

Projektligji për ndërmarrjet publike synon përmirësimin e funksionimit të tyre

10/22/2018 13:16
nga:Gazeta Blic

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, priti sot në takim koordinatorin përgjegjës të Qeverisë gjermane për çështje dhe marrëdhënie Transatlantike dhe njëherësh anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme, Peter Beyer, me të cilin bisedoi rreth ndërmarrjeve publike, me theks të veçantë Telekomin e Kosovës dhe termocentralin “Kosova e Re”.

Lluka tha se MZHE duke parë gjendjen e Telekomit të Kosovës, është duke u munduar që brenda dy viteve ta privatizojë atë dhe ta kthejë në gjendje profitabile.

“Ndërsa për sa i përket ndërmarrjeve publike qendrore në përgjithësi, janë ndërmarrë reforma si dhe është miratuar projektligji i ri, i cili ndër të tjera synon që të përmirësojë funksionimin e tyre”, u shpreh ai.

Ministri Lluka ka folur edhe rreth ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re”, për rëndësinë jetike që ka për bizneset vendore si dhe për punën që është duke u bërë në projektet e energjisë së ripërtërirë, ku deri në vitin 2020 pritet të arrihet synimi që 25% e energjisë së prodhuar të jetë nga energjia e ripërtërirë.

Po ashtu u nda edhe një shqetësim ku si pasojë e moszbatimit të marrëveshjes së interkoneksionit me Serbinë, ka humbje të mëdha në sektorin e energjisë.

Ministri Lluka kërkoi përkrahje nga Beyer në implementimin e kësaj marrëveshje, të cilën e konsideroi jetike për bizneset dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

04/28/2019 18:38

Politikani gjerman: Serbia dhe Kosova të bëhen serioze ose nuk hyni kurrë në BE