Lajme

Projektligji për mësimdhënësit e viteve të 90-ta, para Komisionit për Arsim

07/10/2018 08:40
nga:A. R.

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi sot do të mbajë mbledhje.

Në mesin e pikave të rendit të ditës së kësaj mbledhjeje është edhe shqyrtimi i Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99;

Rendi i ditës:

1.Miratimi i rendit të ditës;

2.Miratimi i procesverbaleve të mbledhjes së mbajtur më 2.7.2018;

3.Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-073 për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99;

4.Shqyrtimi i aplikacioneve të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

5.Të ndryshme.

07/27/2019 23:32

Ekspertët: Cilësi e pakënaqshme e arsimit të lartë në Kosovë