Lajme

Projektligji për Inspektoratin e Punës në Kuvend, Reçica pret të respektohen të drejtat e punëtorëve

06/22/2018 11:38
nga:A. R.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka marrë vendim që të procedojë në Kuvend Projektligjin për Inspektoratin e Punës.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MMPS), Skender Reçica, tha se qëllimi i këtij Projektligji është fuqizimi i inspektoratit të punës.

Sipas Reçicës me fuqizimin e inspektoratit do të zvogëlohen rastet e aksidenteve në punë dhe do të respektohen më shumë të drejtat e punëtorëve.

“Arsyeja e kryesore është reformimi i institucionit të inspektoratit të punës përmes këtij synohet të fuqizohet inspektorati i punës. Çështjet kryesore mandati strukturua organizative statusi i të punësuarve detyrat dhe përgjegjësitë e inspektorëve parandalimin e konfliktit të interesit hetimet e aksidenteve në punë gjobat e të gjera”.

“Mendoj që me Ligjin e t’i do të fuqizohet vet inspektorati dhe me fuqizimin e rolit dhe shtimin e kompetencave konsideroj se ligji qe ka të bëjë me sigurinë dhe shëndetin në punë mendoj që në të ardhmen me këtë ligj do të kemi më pak raste të aksidenteve në punë më shumë respektim të të drejtave të punëtorëve”./EO/

 

 

07/22/2019 20:13

Zyrtare: Isa Eminhazirin i bashkohet skuadrës së Lirisë