Showtime

Program i ri, ekrani i ri, Evi Reçi ka gati një surprizë!?

10/30/2022 09:49
nga:G B

“Dhe jemi të dy”, “Do të zhdukem ngadalë”, “Si limonadë”, janë disa prej këngëve që na vijnë ndërmend sapo themi emrin e Evi Reçit.

Jo vetëm kaq, prej vitesh e kemi parë në kolltukun e moderatores, në radio dhe televizion, duke krijuar kështu një kornizë të plotë të profilit të saj.

Teksa e shohim çdo mëngjes në “Club fm”, Evi se së fundmi vjen me dy surpriza për publikun. E para u zbulua pak ditë më parë, teksa pamë listën e artistëve pjesëmarrës në “Festivalin e Këngës 61”, mes tyre dhe Evi. Por jo vetëm kaq. Artistja mesa duket do të nisë një program në “MCN TV”.

Burime për revistën “Who” rrëfejnë se Evi është parë së fundmi në mjediset e MCN-së, ndërsa përflitet se do të nisë një program në këtë ekran. Do të jetë ndryshe, në një natyrë tjetër nga ai që jemi mësuar ta shohim Evin.

Një spektalël që do të nisë shumë shpejt. Megjithatë gjithçka mbetet për t’u parë, kur vetë Evi ta konfirmojë lajmin. Ku ka zë, s’është pa gjë, apo nuk është kështu shprehja!?