Lajme

Prognoza e errët për Turqinë e Erdoganit

04/14/2018 17:30
nga:M H

Historiani dhe politologu me banim në Zvicër, Xhemal Ahmeti prognozon tkurrjen e Turqisë viteve të ardhshme.

Kështu sipas tij, ngase Turqia në fazën e saj ataturke nuk ia doli të mbërrijë rrotën e modernizmit, përkundrazi me ardhjen e presidentit Erdogan, historia e saj nga instalimi i shtetit sekular e deri sot do të trajtohet si etapa e fundit e shembjes përfundimtare të mbetjeve të një perandore, e cila që nga fillimet e saja ishte e kalbur, duke aluduar në periudhën osmane.

Ja postimi i plotë i tij:

«PROGNOZË – Maksimal pas 10 viteve Turqia do të jetë gjysma e kësaj që është sot. Faza ataturke nuk doli modernizimi i një vendi, por pauza para shembjes përfundimtare e një perandorie tê kalbur që nga fillimet. Bara e nisjes së kêsaj shembjeje përfundimtare i mbeti Erdoganit për histori.

Me faktorizimin e Kurdëve në Irak, Siri dhe gjithandej edhe 50 milionë kurdët (numri real) brenda, Turqia parasheriateske nuk ka shansa të mbijetoj kështu sidomos në luftë me shumicën e demokracive sekulate.

Në Iran veçse nuk ka eksploduar revolta qytetare. Ky regjim nuk ec gjatë.

Pa u liberalizuar definitivisht si konglomerat bashkësisë me të drejta në identitet dhe vetëvendosje Turqia me represion do te shembet edhe me shpejtë.»

08/27/2018 10:24

Me hekur dhe ujë «kundër çdo marrëveshje»