Lajme

Prognoza e Daut Haradinajt për zgjedhjet e reja

01/31/2020 00:26
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka përjashtuar mundësinë që Kosova do të shkojë në zgjedhje këtë vit.

Haradinaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se viti 2020 nuk do të jetë vit zgjedhor.

“Qeveri do të ketë gjithsesi. Varet koha se kur do të bëhet e sa do të vonohet”.

Ai ka thënë se edhe Gjykata Speciale mund të ketë një ndikim që të mos ketë zgjedhje pasi shton se nuk dihet se kush do të jetë i akuzuar, përcjell Telegrafi.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se edhe Vetëvendosjes nuk do t’i konvenonin zgjedhjet pasi sipas tij më nuk mund të del para elektoratit me tema patriotike.

“Ende pa e bërë qeverinë po takohet me zyrtarë të Beogradit”.

Haradinaj ka thënë se nëse Kurti formon qeverinë dhe heq taksën, ata nuk e përjashtojnë asnjë mjet demokratik në kundërshtim të tij përfshirë edhe protestat.

Deputeti i AAK-së thotë se ndoshta janë rasti i vetëm në botë kur një qeveri në dorëheqje e lut fituesin e zgjedhjeve për të marrë qeverinë.

“Ne po e lusim merreni mandatin qeverisës, por Kurti po ikën vazhdimisht përgjegjësisë”.

Nëse AAK futet në ndonjë kombinacion qeverisës, Haradinaj ka thënë se ata nuk do të kushtëzojnë për poste por do të jenë kushtëzues për projekte të ndryshme siç mund të jetë Autostrada e Dukagjinit.

“Vetëm Peja kontribuon në arkën e shtetit me rreth 27% të buxhetit. Nuk mund të anashkalohet ky rajon edhe për shkak të potencialit turistik”, tha ndër të tjera Daut Haradinaj.

Deputeti i Vetëvendosjes: Ka disa pengesa që nuk po kalohen në formimin e institucioneve

03/24/2020 18:37

Vjen reagimi nga Daut Haradinaj