Lajme

Prognoza e Astrit Haraqisë: Më 2014 kryeministrin e mori LDK, më 2020 kryeministrin prap e merr LDK

01/15/2020 00:13
nga:Gazeta Blic

Ish-ministri i Kulturës nga radhët e LDK-së, Astrit Haraqija ka parashikuar se kush do ta ketë kryeministrin pas përplasjes VV-LDK.

Ai ka shkruar se njëjtë sikurse më 2014 në kohën e VLAN-it ku Lidhja Demokratike e Kosovës e mori kryeministrin, edhe tash sipas tij kjo parti do ta marrë postin e shefit të qeverisë.

“Ehhhh. 2014 KM LDK. 2020 KM LDK ✌️✌️ A.H ✌️✌️“, ka shkruar Haraqija.

Në anën tjetër, është nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ai i cili tha se VV nuk është serioze.

Veliu ka thënë se VV këtë po e bën për pushtet dhe për ta nënçmuar LDK’në.

Sipas Veliut, kjo përpjekje e Vetëvendosjes do të dështojë.

Ja reagimi i plotë:

Angazhimi dhe veprimet e ditëve të fundit të VV-së nuk janë një përpjekje serioze për ndërtimin e institucioneve dhe arritjen e marrëveshjes me LDK-në për të bashkëqeverisë mbi bazën e fuqisë së votës

E tërë kjo është një përpjekje e VV-së për pushtet absolut dhe për ta nënshtruar e nënçmuar LDK-në, duke provuar t’ia nëpërkëmbin dinjitetin.

Madje, kërkesat e sotme të VV-së shkojnë edhe më larg, në synimin e tyre që LDK të shkëputet nga e kaluara e saj europiane dhe euroatlantike.

Nga cila e kaluar duan ata të shkëputemi? Mbase duan që të distancohemi edhe nga rugovizmi.

Kjo përpjekje e tyre sigurisht që është e dështuar dhe nuk duhet ta ndihmojë askush prej nesh.

Pas kësaj deklarate të Agim Veliut ka folur edhe Vjosa Osmani.

Ai ka shkruar se duhet të realizohet koalicioni me Vetëvendosjen, raporton Gazeta Blic.

Ndiqeni shkrimin e plotë të saj:

Flet edhe Vjosa Osmani

03/20/2020 17:43

“Lajmërohet” Astrit Haraqija pas mocionit ndaj Albin Kurtit: Mirë është mos me lujtē, me zjarrē, ujē, Edhe LDK!