Lajme

Profesori i UP-së thotë që përjashtimi nga EQAR nuk është fundi i botës

03/06/2018 22:28
nga:M H

Reagime të shumëta pas përjashtimit të Kosovës nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë për Arsimin e Lartë.

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Frashër Demaj, në emisionin Click në RTV 21 deklaroi se përjashtimi i Kosovës nga EQAR është shumë i pakëndshëm, e këtë do ta vuajmë ne për një kohë, por duhet bërë bashkim forcash në mënyrë që të rikthehet Agjencioni i Akreditimit të Kosovës në vendin ku ishte, shkruan rtv21.tv.

Megjithatë Demaj deklaron se ky nuk është fundi i botës, dhe se nuk ka nevojë për panik, pasi ekziston periudha prej tre muajsh që institucionet e Republikës së Kosovës duhet të bëjnë përpjekjet e tyre për t’u rikthyer aty. Demaj gjithashtu deklaroi se ministri i tanishëm nuk duhet të kreditohet me gjendjen e arsimit në Kosovë, pasi edhe po të ishte në pikën më kulmore, nuk është meritë e tij, sikur që nuk është as faktor kyç në këtë rënie që ka pasur Kosova.

Ndryshe javën e kaluar është përjashtuar Agjencia Kosovare e Akreditimit nga organizata ndërkombëtare ‘European Quality Assurance Register for Higher Education’. Kujtojmë se Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi kishte marrë vendim me 25 shtator të vitit të kaluar për shkarkimin e Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (Këshillit Shtetëror të Cilësisë – KShC), si dhe ushtruesin e detyrës së drejtorit të kësaj Agjencie.

Vendimin e kishte marr pas kërkesës së kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ka kërkuar edhe fillimin e menjëhershëm të procedurave për zgjedhjen e bordit të ri dhe drejtorin e AKA-së. Kryeministri Haradinaj këtë kërkesë e kishte bërë duke e arsyetuar se procesi i akreditimit në arsimin e lartë është përcjellë me parregullsi serioze, ndërsa kishte kërkuar nga ministri që procesi i ri të rezultojë me përzgjedhjen e njerëzve me ekspertizë të duhur në sektorin e arsimit, etike dhe profesionale. Po ashtu Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë të jashtëzakonshme lidhur me përjashtimin e Kosovës nga EQAR./21Media /

12/18/2018 20:16

Dy ‘pensionerët’ që mund të transferohen në Barcelonë në merkaton e janarit