Lajme

Profesori Krasniqi jep alarmin: Këto biznese do të punojnë vetëm sa për mbijetesë – disa të tjera mund të shuhen

05/22/2020 22:35
nga:A. R.

Profesori i Ekonomisë, Besnik Krasniqi, për Expose, ka analizuar situatën që ka shkaktuar pandemia COVID-19.

Ai ka paralajmëruar se disa biznese mund të mbyllen, nëse nuk do të kenë ndihma të mëdha për rimëkëmbje nga ana e shtetit.

Ndërsa, për disa të tjera, duke përfshirë atë të gastronomisë dhe ndërtimtarisë, thotë se gjatë tërë vitit do të punojnë pa ndonjë fitim të madh, vetëm për mbetje në treg.

“Disa biznese si gastronomia, hotileria, ndërtimtaria dhe disa të tjera, gjatë tërë vitit do të punojnë vetëm për mbulimin e tyre dhe ndonjë qarkullim dhe fitim të madh”, ka thënë ndër të tjera Krasniqi.

Dokumentarin e plotë nga Exopose, mund ta ndiqni në videon e mëposhtme: