• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Profesori i ekonomisë: Pas 1 janarit, fuqia punëtore do të shkojnë në BE, do të gjejnë punë dhe aplikojnë më pas për leje pune

10/16/2023 15:31
nga:N M

Profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Ujkan Bajra thotë për Expose se Kosova aktualisht po përballet me një neto migrim apo thënë ndryshe fluksi i ikjeve nga Kosova është më i madhe sesa i atyre që hyjnë në Kosovë, raporton Gazeta Blic

Faktori social, sipas tij ka bërë që tash në këto dy vitet e fundit, por edhe në të ardhmen Kosova mund të zbrazet.

Por ky profesor universitar e sheh një rrezik në të ardhshëm, pasi që sipas tij kosovarët në fillim të vitit 2024 do t`ia mësyjnë tregut evropian e ku atje do të gjejnë ndonjë vend pune, do të merren vesh me pronarët atje për viza pune, do të kthehen në Kosovë për të aplikuar e pajisur me vizë pune dhe nuk do të kthehen më.

“Kjo është e mundshme edhe siç e dimë, nëse nuk gaboj lejet e punës për dallim prej vizave duhet të lëshohen në ambasada të vendeve ku aplikojnë, p.sh nëse bëhet fjalë për Slloveni ose Zvicër, leja e punës duhet të sigurohet në ambasadë. Mundësia është të fasilitohet njoha njerëzit, mund të lëvizin të shkojnë, edhe mund të sigurojnë një vend pune, por e shoh me skepcitizëm këtë pjesë për faktin se ajo fuqi punëtorë që ka për synim tregun perëndimor, ajo deri tash është gjendur në një formë ose tjetrën, pra e ka lëshuar vendin, andaj çdo veprim, çdo masë që kishte me pas parandalimin e migrimin e mëtutjeshëm është në të mirë të qytetarëve, të ekonomisë dhe vendit në përgjithësi”, tha Bajra.

12/23/2024 21:12

Muriqi mund të rikthehet në Turqi?